McLaren në vështirësi, borxhi prej 171 milionë euro refuzohet nga qeveria britanike

11 maj 2020 | 09:16

Covid-19 ka goditur të gjithë botën, në nivel njerëzor dhe ekonomik. Edhe ndërmarrjet e mëdha po e shikojnë veten në vështirësi dhe një prej tyre është edhe McLaren, konsorciumi automobilistik që përfshin edhe strukturën e Formula 1.

Sipas mediave britanike, McLaren i ka kërkuar qeverisë britanike një borxh prej 150 milionë sterlinash (171 milionë euro) për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga koronavirusi, një kërkesë që nuk është pranuar nga qeveria.

Konsorciumi, që e bazon stabilitetin e tij ekonomik nga shitja e makinave supersportive, po vuan një krizë të madhe pasi shitjet kanë rënë shumë. Kësaj i shtohen edhe shpenzimet e mëdha që ka kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe pagat e skuadrës së F1.

Por, sipas Ministrisë së Tregtisë, Energjisë dhe Strategjisë Industriale në Mbretërinë e Bashkuar, McLaren nuk i ka shterruar ende mundësitë e tjera të financimit që ka.

“Ashtu si shumë ndërmarrje të tjera britanike, pandemia aktuale na ka ndikuar shumë. Kështu, jemi në dialog të vazhdueshëm me bankat tona, investitorët tanë dhe qeverinë për të na ndihmuar të përballojmë ndërprerjet që kemi pasur”, tha për “Sky” drejtori i financave të McLaren, Paul Buddin./A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer ngjarje nga jeta…