McLeish: Duhet të marrim tri pikë ndaj Shqipërisë

10 shtator 2018 | 15:30

Sonte Shqipëria do të jetë mysafire e Skocisë në “Hamden Park” për Ligën e Kombeve.

Trajneri i Skocisë, Alex McLeish lidhur me këtë ndeshje ka deklaruar: “Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme në Shqipëri, kështu që ajo vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara. Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhaka, vëllai i Granit Xhakës që luan me Arsenalin dhe Zvicrës dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët dhe mundësinë e kemi”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e…