McMaster: Rusia përbën kërcënim me strategji të përsosur
Këshilltari i presidentit amerikane për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, ka thënë se një nga detyrat kryesore për mbrojtjen e sigurisë kombëtare amerikane është të zbulojë ndërhyrjen “e fshehtë” ruse në zgjedhjet në botë, në mënyrë që të pengojë Moskën në përzierjen e mëtejme në procesin demokratik.
“Ajo çfarë duhet të bëjmë është krijimi i një mënyrë të ballafaqimit me këtë strategji shumë të sofistikuar të ndërhyrjes”, ka thënë McMaster, duke treguar mjetet që përdor Rusi për të arritur këtë qellim. “Ky kërcënim i ri të cilin e ka përsosur Rusia… përdorimi i dezinformatave dhe propagandës me anë të medieve sociale me qëllim të polarizimit të shoqërive dhe duke i shtyrë kundër njëra-tjetrës”, ka thënë McMaster.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë ardhur në përfundim në janar të vitit të kaluar se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar një “fushatë ndikuese”, me cak zgjedhjet amerikane të vitit 2016, për të ulur reputacionin e demokrates Hillary Clinton dhe uljen e besimit në demokracinë amerikane.
Zyrtarët në Evropë po ashtu kanë thënë se Rusia ka tentuar të ndikojë në zgjedhjet në vendet evropiane, duke përfshirë, Francën, Spanjën dhe votimet në Britani të Madhe për Brexit.(rel)