McTominay transferohet te Galatasaray

31 korrik 2024 | 14:12

Manchester United ka vendosur ta shes mesfushorin e tyre, Scott McTominay. Sipas asaj që raporton gazetari turk, Emre Kaplan, McTominay ka arritur marrëveshje me klubin e Galatasarayt.

Mesfushori skocez pritet të transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë dhe të fitoj plotë 5.5 milionë euro në vit. 27-vjeçari është i interesuar të ketë më shumë minuta në këmbët e tij dhe kështu e ka zgjedhur skuadrën e Galatasarayt për ta treguar potencialin e tij.

Skocezi është lojtar i akademisë së Manchester Unitedit pasi që nga viti 2013 është pjesë e saj. Vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” është plotë 32 milionë euro, kurse transferimi i tij në Galatasaray ende nuk dihet se sa do të jetë. Vlen të përmendet se lojtari kontratë me “djajtë e kuq” ka vetëm deri në vitin 2025. Gjatë kësaj vere ofertë për të ka bërë Fulhami, por që është refuzuar nga United për shkak se ishte e ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur se sot janë…