“MD do t’i mbulojë shpenzimet e mbetura për bartjen e kufomës së argjentinases që u vra në Fushë Kosovë”
Gazetari Idro Seferi ka thënë se pak më herët është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë që këta të fundit kanë vendosur t’i mbulojnë shpenzimet e mbetura për bartjen e kufomës së argjentinases, Maria Clara Urdungaray, në Argjentinë, e cila dyshohet se vdiq pasi partneri i saj e ka gjuajtur nga kati i gjashtë.
“Kufoma e Maria Claras po kthehet ne shtepi. Sapo e mora nje lajm te mire qe lobimet tona dhe postimet kane bere pune dhe familja nga Argjentina do ta kete kete mundesi ta beje varrimin e saj me dinjitet. Sapo u njoftova dhe jam shume falenderues ndaj Ministrise se Drejtesise, ministres dhe stafit te saj qe kane vendosur ti mbulojne shpenzimet e mbetura per bartjen e kufomes tek familja saj”, ka shkruar Seferi.
“Maria Clara kishte ardhur per nje feste dhe dasem e gezim ne Kosove dhe dyshohet se eshte vrare ne Fushe Kosove nga i dashuri i saj e me kete gje do te merret drejtesia. Fatekeqesisht ajo nuk kthehet e gjalle sic do te duhej, por e mbyllur ne nje arkemorti te hekurt dhe shpresoj qe dhunes nje dite ti vije fundi. E falenderoj edhe miken time e njeriun e vecante te Kosoves Rebeka Qena e cila eshte ndje njesoj si une dhe ka ndihmuar pafundesisht ne kete proces. Inflacioni marramendes ne Argjentine se lene asnje njeri pa e prek dhe jemi munduar ta zbusin sado pak dhimbjen e familjes per nje qenje njerezore mbi te gjitha.”
Aktualisht, i dyshuari për vrasjen e saj, Endrit Nikaj, ndodhet në paraburgim.