MD-ja pranon vendimin e KShVD-së për shkarkimin e Nehat Thaçit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar se Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet ish-drejtori të ShKK-së, Nehat Thaçi.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot e kanë pranuar vendimi i këtij këshillit.
Postimi i plotë i Sallahut:
Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e z. Nehat Thaçi – drejtor i SHKK-së
Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, z. Nehat Thaçi.
Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste.
Siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pakompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve.
Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!