MD-ja: Strategjia për drejtësi tranzicionale shumë shpejtë procedohet në qeveri
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë të premten në takimin e fundit të Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për drejtësi tranzicionale.
Në fjalën e saj, Haxhiu ka thënë e kjo strategji do të jetë një platformë gjithëpërfshirëse që synon promovimin e kulturës së respektimit të të drejtave të njeriut, të vërtetës, drejtësisë dhe kohezionit social në Kosovë.
“Kjo strategji synon t’i adresojë me përpikëri krimet e tmerrshme të kryera gjatë luftës dhe nevojat e shumta të grupeve të viktimave që janë shfaqur në 24 vitet pas përfundimit të konfliktit”, ka thënë Haxhiu.
Gjatë këtij takimi, Grupi Punues pas diskutimeve, ka miratuar në parim draftin final të Strategjisë për drejtësi tranzicionale, e cilapritet që shumë shpejtë të procedohet në qeveri.