Më shumë se 800 trupa ushtarake amerikane mbërrijnë nesër në Shqipëri

25 prill 2021 | 15:46

Mbi 800 trupa ushtarake amerikane do të mbërrijnë ditën e hënë, më 26 prill në Shqipëri, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21”.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se mijëra trupa të tjerë do të pasojnë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

“Përditësim për ‘Defender21’: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa ushtarake amerikane në Shqipëri, pasuar me mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #Ne jemi NATO #KrahPerKrah”, ka shkruar Yuri Kim.

Stërvitja “Defender21″ do të zhvillohet nga 1 maj deri më 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Sulejmani i është bashkuar Florent Muslijës në listën e…