
Më 1 gusht në sheshin “Zahir Pajaziti” organizohet koncert për diasporën
30 korrik 2019
| 09:47
Ministria e Diapsorës dhe Investimeve Strtegjike do të organizojë një koncert madhështor që i dedikohet diasporës.
Koncerti mbahet më 1 gusht në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fillim nga ora 22:00.
Në koncert do të përformojnë artistë të njohur të skenës muzikore Shkumbin Ismaili, Naim Abazi, Shyhrete Behluli, Albina Kelmendi, Engjellusha Salihu do jenë vetëm disa nga artistët që do të paraqiten në këtë koncert.