Më 1 mars në Brunico të Italisë do të bëhet përurimi i romanit “Eskadronët e vdekjes”
27 shkurt 2024
| 12:40
Më 1 mars do të bëhet përurimi i romanit «Eskadronët e vdekjes» i përkthyer në italisht, në Brunico të Italisë, ndërsa të shtunën, më 2 mars, në Monteballuna.
“Gjatë këtyre përurimeve romani do të jepet falas! Faleminderit Shoqatës Illyricum për organizimin në Brunico dhe Shoqatës «Zëri atdheut» që ishte nismëtare e grumbullimit të mjeteve financiare për përkthimin dhe redaktimin e romanit në italisht!”, ka njoftuar autori i këtij libri Bardhyl Mahmuti.