Më 1 mars vendoset për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e 33 civilëve në Pejë

21 shkurt 2023 | 13:04

 

Para më shumë se pesë muaj, Hungaria e ka arrestuar një 48-vjeçar nga Serbia, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.

S.S, dyshohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë vitit 1999-të në lagjen “Kristal” në Pejë.

Gjykimi për ekstradimin e tij do të mbahet më 1 mars.

Kështu është bërë me dije në një përgjigje për “Klan Kosova” nga Gjykata Metropolitane e Budapestit.

“Ju njoftojmë se më 1 mars do të zhvillohet gjykimi për rastin e ekstradimit të një personi të dyshuar për krime lufte të kryera në Pejë në vitin 1999. Gjykimi do të fillojë në ora 8:30 në Gjykatën Metropolitane të Budapestit”, është thënë në përgjigje e kësaj gjykate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga banka rezervë në ligën e pestë tek Kombëtarja zvicerane.…