Më 1 prill promovohet libri ‘Dhe unë jam njeri’ i Lulëzim Krasniqit
Më 2 prill bëhet një vjet nga vdekja e Lulëzim Krasniqit – Arbanasit.
Luli siç e njohin të gjithë, përpos ushtrimit të profesionit të zyrtarit policor, ka qenë i pasionuar edhe pas poezisë.
Luli vazhdimisht kishte shkruar poezi të cilat janë përmbledhur në një libër falë punës se mikut të tij, Gëzim Saraçi.
Libri i tij “Dhe unë jam njëri” do të promovohet më 1 prill në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Po ashtu, në të njëjtën kohë do të botohet edhe libri “Njeriu i lartësive”, i autorit Gëzim Saraçi.
Lulëzim Krasniqi – Arbanasi, në të kaluarën ka ushtruar edhe profesionin e profesorit, si dhe ka qenë i pasionuar pas poezisë dhe alpinizmit.
Atëherë kur Kosova ishte në rrezik, Lulëzim Krasniqi, i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së, ku disa herë kishte shkuar këmbë në Shqipëri për të marrë armë.
Luli vitin e kaluar nuk kishte arritur ta fitonte betejën me Covid-19.
Ai pas vete ka lënë gruan dhe tri vajza.