Më 1 qershor Shqipëria merr presidencën e KS në OKB, Rama dhe Xhaçka nisen për në ShBA

30 maj 2022 | 12:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, do të nisën sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit (KS) të OKB-së (1 qershor – 30 qershor 2022).

Paraditen e 2 qershorit, Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.

Vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar, qofshin  shtete apo individë, kërkon bashkëpunim të fortë të gjithë shteteve paqedashëse, duke filluar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Debati i kryesuar nga Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria drejtojë presidencën e KS-së gjatë mandatit të saj dyvjeçar.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Rama dhe Xhaçka do të priten në takime nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres si dhe nga ambasadorja e ShBA pranë OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, takim ky në kuadër të bashkëpenësisë që Shqipëria dhe ShBA kanë lidhur me Ukrainën. Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte ShBA. /tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka paralajmëruar shtetasit e tij që të mos udhëtojnë…