Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhëniet diplomatike

29 janar 2021 | 11:50

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës  ka njoftuar se  Republika e Kosovës dhe Izraeli të hënën do të lidhin marrëdhëniet diplomatike.

Kjo ministri ka njoftuar se me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës,  Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla.

Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban…