Më 10 dhjetor hapet aktiviteti “Prite n’Shesh”
07 dhjetor 2021
| 12:18
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se aktiviteti i njohur i komunës “Prite n’Shesh”, do të hapet më 10 dhjetor, duke filluar nga ora 20:00.
Në njoftimin për medie, komuna ka treguar se ky aktivitet do të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2021.
“Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti. Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan”, është thënë në njoftimin e komunës.