Më 10 maj përkujtohen gjashtë heronjtë e Brigadës 60 të UÇK-së

08 maj 2023 | 11:53

Të mërkurën do të përkujtohen gjashtë heronjtë e Brigadës 60 të UÇK-së, Njësia Diversante Vëzhguese e të Shtabit të Përgjithshëm.

Heronjtë Safet Kica, Mehmet Lumi, Esat Qarri, Safet Elshani, Naim Lubovci dhe Shaqir Tërshani kanë rënë në altarin e lirisë më 10 maj të vitit 1999.

“Lirinë dhe pavarësinë nuk do ta gëzonim pa luftën e lavdishme të UÇK-së, pa sakrificën sublime të popullit tonë dhe pa trimërinë e heronjve”, është thënë në njoftimin e Brigadës 60 të publikuar në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

HOMAZHE-10 MAJ 2023- ORA 10:00

Përkujtojmë heronjtë e Brigadës 60 – Njësisë Diversante Vëzhguese të ShP të UÇK-së.

Në përvjetorin e 24 të rënies së heronjve të Brigadës 60, më 10 Maj 2023, nderojmë dhe përkujtojmë veprën sublime-flijimin për liri të heronjve: Safet Kica, Mehmet Lumi, Esat Qarri, Safet Elshani, Naim Lubovci dhe Shaqir Tërshani.

Heronjtë dhe dëshmorët janë lulet më të çmuara të lirisë, që nuk veniten asnjëherë sepse ushqehen dhe shkëlqejnë  nga gjaku i tyre.

Ne bashkëluftëtarët e Brigadës 60 do të jemi gjithmonë roje të tyre për t’i mbajtur të gjallë përherë në kujtesën tonë dhe për t’ju transmetuar brezave të ardhshme pavdekësinë e tyre.

Lirinë dhe pavarësinë nuk do ta gëzonim pa luftën e lavdishme të UÇK-së, pa sakrificën sublime të popullit tonë dhe pa trimërinë e heronjve.

Ne luftëtarët e Brigadës 60 – Njësisë Diversante Vëzhguese  të SHP të UÇK-së, bashkëluftëtarët, Heronjve dhe dëshmorëve, në këtë përvjetor, do t’ju mbetemi borxh për organizimin meritor të përkujtimit dhe nderimit.

Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit!

10 Maj 2023- Gryka Carralev – Geriqevc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se më 7 maj,…