Më 10 maj turniri tradicional ‘Demush Mavraj’

30 prill 2025 | 15:26

Më 10 maj do të organizohet turniri tradicional për ish-arsimtarin e Edukatës Fizike dhe dëshmorin e kombit, Demush Mavraj. Stafi organizativ ka filluar përgatitjet për turnirin që organizohet për nderë të 26 vjetorit të rënies heroike të luftëtarit të UÇK-së.

Turniri në futboll të vogël do të organizohet në qendrën sportive “IBOS” në Istog, kurse pritet të jetë madhështor sikurse në vitin e kaluar.

“Paraqitja e ekipit do të jetë 40 euro. Vendi i parë do të shpërblehet me 1500 euro si dhe me Kupë dhe medalje, për vendin e detyrë do të ndahen 50 euro dhe Kupë e medalje, derisa çmime do të ketë edhe për lojtarin më të mirë dhe portierin më të mirë. Pjesëmarrja juaj e nderon dëshmorin”, thuhet në njoftim. Hedhja e shortit do të bëhet me 9 maj në orën 21:00.

May be an image of 1 person, playing football, playing American football and text

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP Albania”, Arbër…