Me 10 mijë nënshkrime mund ta riprocedojnë çështjen e Trustit

24 qershor 2022 | 08:36

Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, pas votës kundër sot në Kuvendin e Kosovës, tha se qytetarët e kanë edhe një mundësi që ta riprocedojnë këtë nismë ligjore.

Ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se përmes peticionit me 10 mijë nënshkrimeve do të mund të riprocedonin nismën për tërheqjen e Trustit.

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se cfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, është shprehur Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të…