Më 10 qershor 2024, në orën 19:30, organizohet koncerti tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e UÇK-së” në Marinë të Skenderajt
“Më 10 qershor 2024, do të mbahet ceremonia Gala për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish të burgosurit politik, veteranët, aktivistët dhe të gjithë patriotët tjerë, gra e burra, që kontribuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës”, kështu thuhet në ftesën për qytetar nga këshilli organizativ.
Koncerti do të mbahet tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e UÇK-së” në Marinë të Skenderajt, duke filluar nga ora 19:30, ku do të përformojnë Leonora Jakupi, Arif Vladi e shumë grupe tjera solistike.
Ceremonia Gala është frymëzuar nga mënyra se si Patriotët Amerikanë festojnë 4 korrikun e tyre të pavarësisë.
Ftesa e plotë.
Të festojmë për atë që luftuam – të shtrenjtën liri!
Më 10 Qershor 2024 do të mbahet Ceremonia Gala për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish të burgosurit politik, veteranët, aktivistët dhe të gjithë patriotët tjerë, gra e burra, që kontribuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Qytetarë të nderuar nga Kosova dhe të gjitha trevat shqipfolëse, ju ftojmë të merrni pjesë masivisht në këtë ngjarje madhështore!
Koncerti do të mbahet tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e UÇK-së” në Marinë të Skenderajt, duke filluar nga ora 19:30.
Ceremonia Gala është frymëzuar nga mënyra se si Patriotët Amerikanë festojnë 4 korrikun e tyre të pavarësisë. Bashkohuni me ne, të festojmë së bashku lirinë! Më shumë info: www.kosova25.org