Me 101 vota për miratohet Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes
18 tetor 2018
| 12:45
Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Në favor të këtij projektligji kanë votuar 101 deputetë, aq sa kanë qenë në sallë.
Ky projektligj është përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare me përjashtim të deputetëve të Listës Serbe, të cilët e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
/Epoka e re/