Më 11 janar bëhet tërheqja e shortit të Kupës

21 dhjetor 2020 | 22:15

Komisioni i Garave e ka caktuar terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-s së finales së Kupës së Kosovës.

Çiftet e kësaj faze do të mësohen më 11 janar në orën 13:00, teksa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt. Shorti në këtë raund do të jetë i lirë dhe skuadrat nuk do të ndahen nëpër vazo.

Ekipet e kualifikuara: Ferizaj, Ulpiana, 2 Korriku, Dukagjini, A & N, Istogu, Flamurtari, Feronikeli, Llapi, Arbëria, Ballkani, Drenica, Drita, Prishtina, Gjilani dhe Trepça ’89.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar rreth shkuarjes në…