Më 11 mars në Prishtinë bëhet përurimi i librit “Fitorja Diplomatike”
07 mars 2019
| 10:49
Në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më mars 11 do të përurohet libri “Fitorja Diplomatike – Kujtime nga Përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i ish-ambasadorit të Republikës së Kosovës dhe profesorit të Universitetit të Prishtinës Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmarit.
“Janë të mirëseardhur të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë! Përurimi i librit mbahet të hënën, më 11 mars 2019, në ora 12.00. Vendi: Fakulteti FIlozofik i Universitetit ‘Hasan Prishtina’, Salla Nr. 14. Prishtinë”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/