Më 11 mars u pagëzua Republika e Kosovës
11 mars 2021
| 10:21
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat e vitit 1981.
Haradinaj ka theksuar se më 11 mars u pagëzua Republika e Kosovës.
“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim.
Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facbook”.