Më 11 nëntor bëhet binjakëzimi i Gjilanit me Kumanovën
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar të martën një takim pune në Kumanovë, ku është pritur nga kryetari atje, Maksim Dimitrevski.
Qëllimi i këtij takimit ishte njoftimi i ekipeve nga Gjilani dhe Kumanova, të cilët janë duke implementuar dy projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, ku janë të përfshira edhe dy ndërmarrje publike, “Hidromoroaves” dhe “Vodovodo”.
Haziri e Dimitrevski kanë deklaruar se shumë shpejtë do ta bëjnë publike ditën e hapjes së kufirit Stanqiq-Bellanoc, e cila do të jetë një urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht qytetarëve të Gjilanit dhe të Kumanovës, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë të zhvillimit të biznesit.
Gjatë takimit, kryetari i Kumanovës ka bërë me dije se më 11 nëntor do të bëhet edhe binjakëzimi këtyre dy komunave, të cilat sipas tij janë shembulli më i mirë i zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të komunitetit.
/Epoka e re/