Më 11 nëntor, seanca për projektbuxhetin e vitit 2025

04 nëntor 2024 | 13:23

Të hënën, më 11 nëntor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë plenare, ku në rend dite do të jetë diskutimi dhe miratimi i projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se gjatë seancës do të shqyrtohet përmbajtja e buxhetit, i cili nuk përfshin masa specifike për zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike.

“Deputetët e LDK-së do të angazhohen aktivisht në diskutime për të analizuar strukturën e propozuar të shpenzimeve dhe për të vlerësuar ndikimin e buxhetit në shërbimet publike dhe mirëqenien e qytetarëve. Ne do të punojmë për të siguruar një planifikim më të drejtë dhe efikas të burimeve publike, duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe duke adresuar nevojat kyçe të vendit”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti gjerman Alexander Zverev fitoi turneun e fundit Masters të…