Më 12 dhjetor zhvillohet dueli Joshua – Pulev

04 shtator 2020 | 08:42

Sfida e peshave të rënda në boks mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev, do të zhvillohet më 12 dhjetor në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri i njohur i boksit, njëkohësisht promotori i Joshuas. Hearn ka thënë se synon ta zhvillojë sfidën në prani të shikuesve edhe pse kjo duket e vështirë, duke parë situatën e krijuar prej pandemisë Covid-19.

Gjithsesi, ai mund ta sigurojë praninë e një numri të limituar fansash për këtë sfidë, ku Joshua do t’i mbrojë titujt IBF, WBA e WBO të peshës së rëndë. “12 dhjetori është data që ne kemi vendosur për këtë sfidë. Ajo do të zhvillohet në ‘O2 Arena’ të Londrës. Shpresojmë të kemi të paktën një numër të limituar fansash për këtë duel nëse situata me koronavirus nuk ndryshon”, ka thënë Hearn. Për këtë sfidë, një vend që kishte hedhur kandidaturën ishte Kroacia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona…