MË 12 Maj 2024, MBUSHEN 16 VJET KUR DESHËN TA VRISNIN ALI AHMETIN

12 maj 2024 | 11:17

Ismet Sylejmani

Kanë kaluar vite të tëra nga 12 Maji i vitit 2008, dhe që atëherë, janë bërë plot 16 vjet, prej kur dështuan me turp, kur deshën ta vrisnin Udhëheqësin e madh të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetin!
Ishte i kobshëm lajmi se është bërë atentat në Ali Ahmetin!
Në historinë e popullit shqiptar, ka shumë atentae, por dhe vrasje të udhëheqësve të mëdhenj të ndryshëm popullor, kombëtar e ushtarak!

Ali Ahmeti, është njëri nga Ata, kundër të cilit armiqt dhe tradhëtarët i zunë pritë dhe derdhën flakë e barot, plumba e zjarr, për ta vrarë, dhe njëherë e përgjithmonë ta hiqnin qafe, por nuk ia arritën dot, sepse të mëdhenjtë e truallit arbëror, sikur është i madhi Ali Ahmeti, janë të pakapshëm, janë vazhdues besnik misionesh, betejash e luftërash, janë stoik, të patundur e të pathyeshëm, edhe atëherë kur të tjerët ua dëshirojnë fundin dhe tentojnë dhunshëm t’ua ndalin jetën!

Të gjithë duhet ta dijnë se atentatet ndaj Ali Ahmetit, janë këto:
Në Selinë e Bashkimit Demokrtaik për Integrim në Tetovë në vitin 2001!
Në Sheshin Skenderbe në Shkup, goditet me predhë snajperi në veturë më 17 Shkurt 2008!
Mbi Bogovinë në fshatin Rakovec me rafale e breshëri plumbash më 12 Maj 2008, dhe
Në Qytetin e Kumanovës, në rastin Limani!

Kaloi më shmë se një dekadë e gjysmë kur armiqtë dhe kundërshtarët kombëtar e politik, i zunë pritën më klasike dhe dëshironin ta vrisnin, por fatëmirësisht dështuan!

Koha po tregon qartë, se Ali Ahmeti, ky burrë i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit, jo vetëm me Ushtrinë e Tij Çlirimtare Kombëtare, që e ka çliruar popullin shqiptar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta me vite që i ishin bërë në Maqedoninë e Veriut, por edhe me Partinë e Tij BDI, po vazhdon, të drejtojë me suksese të mëdha, prandaj i organizuan atentatin atëherë, ngase i ka penguar dhe u pengon fuqia e prezencës së Tij fizike dhe donin që ta vrisnin e ta hiqnin para kohe nga projektet që po realizonte, dhe pas dështimit të atentatit me snajper me shurdhues më 17 Shkurt 2008, në ditën kur Shpallej Pavarësia e Kosovës, pasoi atentati klasik, i cili erdhi disa muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dhe është një argument më shumë se sa u ka penguar dhe sa u pengon prezenca e Tij fizike!

Kur armiqëve dhe tradhëtarëve nuk ju mbetet rrugë tjetër pos të bëjnë plane për të të vrarë, por edhe e kur e shohin se populli të dashuron, edhe të ruan e të don si sytë ballit, atëherë ska fuqi, që të heqë nga rruga në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit, ky është fati i Liderit të Kombit Ali Ahmeti!

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, hap pas hapi, i sigurtë dhe me vendosmëri të madhe, nën udhëheqjen e Udhëheqësit të tij Ali Ahmeti, ka shënuar arritje të mëdha, dhe po shënon e do të shënojë suksese të pandërprera!

Maqedonia e Veriut, që prej vitit 2001, pra që pas përfundimit të luftës së UÇK-së e deri më sot, në përvjetorin e 16-të të atentatit ndaj Ali Ahmetit, duhet të jetë e lumtur që nuk ia kanë vrarë udhëheqësin e saj, sepse për të gjallë të Tij e nën udhëheqjen e Tij, ka shënuar dhe do të shënojë suksese edhe më të mëdha!

Prishtinë, 12 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i…