
Më 12 maj Rama në Athinë, reagon Mitsotakis: Kryeministri shqiptar nuk vjen si i ftuar i qeverisë, por s’e pengojmë dot
08 maj 2024
| 16:39
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur për vizitën e Edi Ramës në Greqi.
Mitsotakis ka thënë për mediet se Rama në Greqi nuk është i ftuar i qeverisë greke.
“Edi Rama vjen të bisedojë me bashkëkombësit e tij. Zgjedhja e Ramës për këtë vizitë më duket e panevojshme. Nuk e pengojmë. S’e pengojmë tubimin e Ramës, as nuk e ndihmojmë”, ka thënë Mitsotakis.