Më 13 gusht do të mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë për vitin 2021

06 gusht 2021 | 11:59

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 gusht 2021 do të mbahet ankandi i 12-të i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treguar për…