Më 13 shtator ZPS-ja paraqet deklaratën përmbyllëse ndaj Sali Mustafës

01 shtator 2022 | 16:50

Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka nxjerrë një vendim, me anë të së cilit është përcaktuar rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore ndaj Salih Mustafës.

Lajmi është bërë me dije përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Në këtë njoftim është thënë se më 31 gusht, trupi gjykues ka përcaktuar rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Mustafa, e planifikuar të mbahet nga 13 shtatori deri më 15 shtator (data 16 shtator është planifikuar si ditë rezervë).

“Rendi i ditës, që mund të ketë ndryshime gjatë seancës në bazë të vendimeve të Trupit Gjykues, konkretizon, ndër të tjera, se deklarata përmbyllëse e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të mbahet më 13 shtator, e vijuar nga Mbrojtësja e viktimave dhe Mbrojtja më 14 shtator. Përgjigjet, pyetjet nga trupi gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtime janë planifikuar të mbahen më 15 shtator, thuhet tutje në vendim”, është thënë në këtë njoftim.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 02.09.2022 Punime të…