Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024, vlera e tyre 20 milionë euro
07 maj 2024
| 12:25
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Në njoftimin e kësaj ministrie është thënë se “investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.