Më 14 shkurt pres votën e qytetarëve për LDK-në dhe për mua si kandidate për deputete

12 shkurt 2021 | 21:02

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar për herë të dytë Ganimete Ismajlin për kandidate për deputete.

Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit do të kërkojë besimin e qytetarëve për të fituar mandatin e deputetes.

Për dhjetë ditë fushatës, Ismajli ka takuar shumë qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës, ku ka prezantuar programin e LDK-së për këto zgjedhje dhe përkushtimin e saj nëse merr mandatin e deputetes, raporton “Epoka e re”.

Ajo ka thënë se LDK-ja është mobilizuar fuqishëm për këto zgjedhje, dhe beson se edhe qytetarët do t’ia besojnë asaj mandatin e deputetes.

“Më 14 shkurt pres votën e qytetarëve për LDK-në dhe për mua si kandidate për deputete”, ka thënë Ismajli.

Ganimete Ismajli në listën e LDK-së mban numrin 36.

“Për mua, demokracia më e mirë është një demokraci ku gratë jo vetëm që kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin por edhe të zgjidhen barabarësisht! Vendi ynë ka nevojë për idealizëm dhe vendosmëri të grave, mbase më shumë në politikë se kudo tjetër.
Gruaja duhet të jetë fundament i shoqërisë dhe shtetësisë së Kosovës, për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, dhe barabarësi”, ka thënë kandidatja për deputet e LDK-së, Ganimete Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës në…