Më 15 dhe 16 prill në Prishtinë mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (video)
26 shkurt 2024
| 12:10
“Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po rikthehet! Më 15 dhe 16 prill 2024, Prishtina do t’i hapë dyert sërish për pjesëmarrës nga mbarë bota me qëllim të bashkëpunimit për siguri e paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani mbi videon e publikuar në “Facebook”.
“Në edicionin e parë të Forumit mirëpritëm liderë, akademikë, ekspertë, kampionë të Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë nga e mbarë bota për të trajtuar çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e grave në mbarë botën” , ka thënë Osmani.
Në këtë forum do të jenë të pranishëm 500 pjesëmarrës nga 33 shtete.