Më 15 dhjetor në Hagë mbahet koncerenca e radhës për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
03 dhjetor 2021
| 21:29
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se konferenca për rastin e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahen më 15 dhjetor.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet të mërkurën, më 15 dhjetor, në orën 14:30.
Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin,” thuhet në njoftimin e Speciales.