Më 15 janar në Bruksel, takimi i parë i komisionit të Përbashkët për të Zhdukurit

13 janar 2025 | 19:56

Komisioni i Përbashkët për të Zhdukurit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian më 15 janar mblidhet për herë të parë. Pos planit të punës për seancat e ardhme, palës serbe dhe ndërmjetësit, Republika e Kosovës do t’ia paraqesë përsëri kërkesën për qasjen në arkivat shtetërore të Serbisë, në të cilat janë të regjistruara krimet makabër në luftën e fundit në Kosovë.

Sa herë diskutohet dhe ka përparime për çështjen e të pagjeturve në dialog, përfaqësuesit e institucioneve na porosisin të kemi kujdes që të mos ngrisim shpresa të rreme për familjet e të pagjeturve. Kjo sigurisht për faktin se rrallë parashihen rezultatet e suksesi.

Edhe lajmi të cilin e dha në mëngjes emisari special i BE-së për dialogun hynë në këtë kategori.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak, dha sinjal se në mesjavë në Bruksel fokusin do ta kenë në takimin e parë të Komisionit të Përbashkët Personat e Zhdukur.

Takimi inaugurues në nivel të zëvendësuesve mbahet më 15 janar.

Kosovën e përfaqëson Halil Cenaj, nëpunës i Kabinetit të Kryetarit të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur.

“Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë…”- Andin Hoti – Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Hoti ka theksuar se takimi është hap i rëndësishëm drejt zbatimit “Deklaratës për Personat e Zhdukur”, për të cilën Kurti dhe Vuçiq ranë dakord më 2 Maj 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt,…