Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë
29 maj 2020
| 17:34
Hapja e kufijve në zonën shengen do të nisë nga mesi i qershorit, kur pritet të fillojnë edhe fluturimet nga shtetet evropiane për në Kosovë dhe anasjelltas.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Austri, më 15 qershor do të ketë fluturim nga Austria në Kosovë.
Ambasada e Kosovës në Austri, ka shkruar në “Twitter”, se më 15 qershor do t’i nisë fluturimet kompania austriake për në Prishtinë.
“Austrian Airlines nga 15 qershori 2020 fluturon për Prishtinë”, shkruan ambasada.
Ndërkaq, vetë kompania ka shpërndarë një video udhëzuese për rregullat që duhet të ndiqen dhe hapat që janë marrë për të mundësuar udhëtime të sigurta.