Më 15 qershor Fury ‘ballë për ballë’ me Wilderin
Më 15 qershor boksieri britanik Tyson Fury dhe ai amerikan Deontay Wilder do të zhvillojnë një konferencë për mediat në Los Anxhelos, në prag të duelit të tretë mes tyre, që do të zhvillohet më 24 korrik, në Las Vegas.
Kjo konferencë për shtyp organizohet për ta promovuar sfidën mes dy boksierëve, duel i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), që mbahet nga Fury. Fury, 30 fitore, 1 barazim e 0 humbje, do ta mbrojë për herë të parë titullin fituar në shkurt të 2020-s ndaj Wilderit (42 fitore, 1 humbje, 1 barazim).
Ndërsa dueli i parë zhvilluar në dhjetor të 2018-s u mbyll në barazim. Kjo sidë e tretë pritet me shumë interes nga fansat, dy boksierë që prej kohësh kanë nisur ta thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Për pasojë edhe konferenca për shtyp pritet të jetë e zjarrtë.