Më 15 qershor përballen Fury – Schwarz
25 mars 2019
| 12:13
Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë, britaniku Tyson Fury, do të përballet me boksierin gjerman Tom Schwarz në Las Vegas më 15 qershor.
29-vjeçari Fury do të boksojë për herë të parë që prej se e nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me transmetuesin amerikan ESPN në vlerë 80 milionë funte për pesë meçe boksi. Promotori i tij Frank Warren shpreson se Fury do të përballet përsëri me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, pas meçit të parë mes tyre që doli barazim.
“Jam shumë mirë, shumë i gatshëm: mezi pres të luftoj. Schwarzi është i pamposhtur, i ri dhe ambicioz”, ka thënë Fury. Schwarz është vetëm 24-vjeçar dhe renditet në vendin e dytë në botë në versionin WBO. Ai ka 24 fitore nga 24 meçe, 18 prej të cilave me nokaut.