Më 15 shkurt organizohet turneu i boksit ‘Pavarësia’  

12 shkurt 2025 | 16:06

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 17-të ndërkombëtar “Pavarësia”, i cili do të mbahet me 15 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. FBoxK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor.

Pjesëmarrëse do të jenë Bullgaria, Maqedoni e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Selektori Faton Xhakli ka bërë përzgjedhjen e boksierëve që do ta përfaqësojnë Kosovën. Duelet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.Gjyqtarë do të janë Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Filip Nue, Visar Rexhepi, Dalina Baraliu. Nadir Shllaku do të jetë delegat, kurse mjek kujdestar Agron Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9…