Më 16 nëntor Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
07 nëntor 2018
| 12:57
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
Konform kërkesës, Kryesia ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 16 nëntor në orën 10:00 për shqyrtimin e kësaj pike.
/Epoka e re/