Më 16 shkurt mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë

09 shkurt 2024 | 12:02

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për…