Më 16 shkurt turneu i boksit “Pavarësia”
13 shkurt 2019
| 11:27
Federata e Boksit e Kosovës për nder të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do ta organizojë turneun e 11 ndërkombëtar të boksit, ku do të marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Meçet e turneut “Pavarësia” do të zhvillohen më 16 shkurt nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.