Më 17 dhe 18 shtator Naim Maloku do të intervistohet nga Gjykata Speciale
Naim Maloku ka bërë me dije se më 17 dhe 18 shtator do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka njoftuar se intervistimi do të bëhet në Lubjanë.
“Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë. Me Gjykatën në fjalë do të përballëm i vetem dhe pa avokat”, ka shkruar Maloku.
Postimi i plotë i tij:
Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!
Ju njoftoj se nesër dhe pasnesër, pra më 17 dhe 18.09. 2019, do të intervistohem nga Gjykata Speciale e Hagës.
Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.
Me Gjykatën në fjalë do të përballëm i vetem dhe pa avokat.
Tërë jeten, me mundesitë, dijen dhe aftesitë e mia profesionale dhe pa kurrfarë interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të Atdheut. I tillë jam dhe do të mbetëm.
Naim Maloku
Lubjanë, Slloveni.