Më 17 maj bëhen homazhe në nderim të 41 heronjve në Shqiponjë të Gjakovës

15 maj 2023 | 12:04

Më datën 17 maj 2023 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Jabllanicë të Gjakovës,  organizohen homazhe në kujtim të heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur gjeneral Lahi Brahimja përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Gjeneral Brahimaj ka bërë të ditur edhe agjendën e homazheve për datën 17 maj, dhe nderimin e 41 heronjve të UÇK-së, të cilët prehen në Shqiponjën legjendare.

Njoftimi i plotë i Brahimajt:

Me datë 17 Maj 2023, në Kompleksin Memorial Dëshmorët e Kombit në Shqiponjë (Jabllanicë e Dushkajës), mbahet manifestimi në nderim të të rënëve në Luftën Çlirimtare.

Në këtë ditë të shënuar historike, ju ftojmë që së bashku të nderojmë të rënët për liri!

Agjenda:

11:00 Homazhet në varrezat e Heronjve

12:00 Tubimi Përkujtimor

Të nderojmë së bashku 41 heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…