Me 17 qershor 1885/ Statuja e Lirisë mbërrin në New York, dhuratë franceze për amerikanët

19 qershor 2022 | 00:41

Në 17 qershor të vitit 1885, në limanin e Nju Jorkut mbërrin Statuja e Lirisë. Statuja e Lirisë, ndoshta monumenti më i famshëm i botës, i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe.

Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”.

Statuja një figurë femre përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë, e cili mban një pishtar dhe një tabletë, simbol i ligjit, mbi të cilën është gdhendur data e Shpalljes Amerikane të Pavarësisë, 4 korrik 1776. Një zinxhir i këputur qëndron në këmbët e saj. Statuja është ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: shenjë mikpritëse për emigrantët që vijnë nga larg.

Statuja gjendet në ishullin “Liberty Island” në Portin e New York-ut.

Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit Amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.

“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazamentit. Ajo ka një peshë totale 125 ton. Më shumë se 4 milion turistë nga e gjithë bota vizitojnë Statujën e Lirisë çdo vit.

Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisi/Fjala.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Liqeni është shpallur kampion i Kosovës në futsall. Klubi…