Më 17 shkurt në lagjen Ortakoll të Prizrenit zbulohet busti i heroit Bashkim Suka

15 shkurt 2024 | 15:59

Të shtunën me datë 17 shkurt për përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, në lagjen Ortakoll të Prizrenit do të bëhet zbulimi i bustit të heroit të kombit, Bashkim Suka. Këtë bust e ka mbështetë financiarisht Agjencia për Menagjimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memorialë të Kosovës.

Kështu thuhet në njoftimin e Shoqatave të Luftës së UÇK-së, në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familje të dëshmorëve, invalid, veteran të UÇK-së dhe ju qytetar të komunës së Prizrenit, OVL e UÇK dhe shoqatat e dalluar nga lufta e UÇK-së dega në Prizren ne patronatin e kryetarit te  Prizrenit Shaqir Totaj për nder të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kemi paraparë disa aktivitete për ta kremtuar këtë datë historike për popullin tonë.

Agjenda si vijon

Me 17.02.2023 në ora 10:00 do të bëjmë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve ne Landovicë.

Me 17.02.2023 në ora 10:30 në lagjen Ortakoll ne Rrugën  ‘Vesli Clark’ në Prizren do te zbulohet busti i Heroit Bashkim Suka.

Prandaj ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë por edhe më gjerë që të na bashkëngjiten në këto aktivitete.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edi Rama ka pritur Blinken, duke i thënë se në…