Më 17 shkurt tregu i automjeteve nuk do të jetë i hapur
11 shkurt 2019
| 21:13
Komuna e Prishtinës ka njoftuar tregtarët dhe vizitorët e tregut të automjeteve se të dielën, më 17 shkurt, nuk do të jetë i hapur tregu i automjeteve.
Si rrjedhojë, hapësira që shfrytëzohet nga ky treg, do të jetë e lirë për qarkullim të qytetarëve.
Më 17 shkurt, festohet 11-vjetori i pavarësisë së Kosovës, dhe pritet që shumë qytetarë të Kosovës të marrin pjesë në ditën festive në qytetin e Prishtinës.