MË 17 SHTATOR 1991 DELEGACIONI I LËVIZJES U PRIT NGA PRESIDENTI RAMIZ ALIA
Ismet Sylejmani
Sikur sot më 17 Shtator 2024, 33 vite më parë, ditën e martë, më 17 Shtator 1991, në Tiranë, u prit në takim te Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia, delegacioni i lartë i LPK-së: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu dhe Xhavit Haliti!
Kryesues i delegacionit të Kosovës në Shqipëri, në bërthamën e parë të UÇK-ës, ishte Heroi i Kosovës Xhavit Haziri!
Bashkë me Presidentin Ramiz Alia, në takim ishte edhe Këshilltari i Presidentit, Akademik Shaban Sinani!
Takimi i madh dhe historik i delegacionit të LPK-së me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, për fillimin e ushtrimeve ushtarake në Shqipëri dhe përgaditjen e oficerëve të lartë e komandantëve qe do të drejtonin luftën e armatosur çlirimtare në Kosovë kundër forcave ushtarako-policore të Serbisë pushtuese në Kosovë u zhvillua në Tiranë, më 17 Shtator 1991!
Në Shtator të vitit 1991, për vizitë zyrtare nga Kosova e viset dhe Europa për në Shqipëri, kishte udhëtuar delegacioni i LPK-së, në përbërje: Xhavit Haziri, Sekretari Politik i Sekretariatit të Komitetit Drejtues të LPK-së, Ismet Sylejmani, Anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së, Ahmet Haxhiu, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Arif Seferi Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së nga Viset dhe Xhavit Haliti, Anëtar i Kryesisë së Degës Jashtë Vendit të LPK-së!
Gjatë asaj vizite, delegacionin e lartë të LPK-së e kishte pritur dhe e shoqëronte në Shqipëri, Kristaq Porodini, Instruktor Politik, në Sektorin e Kosovës, në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë!
Prishtinë, 17 Shtator 2024!