
Më 17 tetor mund të votoni edhe me letërnjoftim me afat të skaduar
12 gusht 2021
| 15:56
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, ka marrë vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ky vendim i KQZ-së vlen edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave”, ka thënë ai.
Vendimi i KQZ-së vjen duke u mbështetur në vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës.