Më 18 dhjetor mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së
07 dhjetor 2020
| 11:26
Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 18 dhjetor në orën 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.
Afati për nominime për kryetar të FBK-së është i hapur deri të premten, më 11 dhjetor në orën 16:00 dhe fletënominimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit.
Materialet për Kuvendin e Rregullt Zgjedhor delegatëve do t’u dërgohen në mënyrë elektronike sipas afateve të parapara me aktet normative të FBK-së.
(Epoka e re)